504 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IShKPK), ka thënë se në Kosovë janë gjithsej 504 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit sipas MSH-së janë dhënë 90 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e vendit janë dhënë 1 milion e 823 mijë e 780 doza të vaksinës.

Deri më tani 821 mijë e 117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse dozën përforcuese kanë marrë gjithsej 100 mijë e 625 qytetar.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga pandemia COVID-19 në Kosovë është 224 mijë e 123.

Numri I atyre që nuk ka mundur t’i përballoj pandemisë në Kosovë është 3 mijë e 138.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika