Meliza Krasniqi emërohet U.D. e drejtoreshës së Institutit Albanologjik në Prishtinë

Në mbledhjen e mbajtur më 20 qershor 2025, Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik në Prishtinë, pas propozimit të Këshillit Shkencor, ka emëruar prof. asoc. dr. Meliza Krasniqin ushtruese detyre të drejtoreshës së këtij institucioni.

Meliza Krasniqi (1979), bashkëpunëtore e lartë shkencore dhe studiuese e letërsisë, është autore e disa veprave të rëndësishme në fushën e kritikës letrare dhe studimeve kulturore. Ajo ka doktoruar në letërsi dhe ka botuar librat studimorë: Shkreli prozator (2015), Vepra e Musinesë (2019), Kritika dhe letërsia (2021) dhe Shkrimtaret shqiptare 1954–1990 (2024), ky i fundit i nderuar me Çmimin “Ibrahim Rugova” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përveç veprimtarisë studimore, Krasniqi është edhe përkthyese e veprave të rëndësishme teorike nga letërsia botërore, përfshirë Aspekte të romanit të E.M. Forster, Hyrje në poetikë të Tzvetan Todorov, Narratologjia e Mieke Bal dhe Arti i fiksionit i David Lodge – përkthim i shpërblyer me Çmimin Kombëtar “Pjetër Bogdani” për vitin 2022. Së fundmi, në vitin 2024, ajo botoi edhe librin për fëmijë Më quajnë Nexhmije Pagarusha.

Instituti Albanologjik ka falënderuar gjithashtu u.d. drejtorin e deritashëm, prof. asoc. dr. Naim Berisha, për kontributin e tij të çmuar në drejtimin dhe funksionimin e institucionit gjatë periudhës së kaluar.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika