Qindra llogari të rreme, media të kontrolluara, dhe tubime të sajuara – të gjitha të financuara nga buxheti i qytetarëve të Serbisë.

Kjo është panorama që avokati Çedomir Stojkoviq paraqet lidhur me strategjinë e propagandës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe partisë së tij SNS.

Në një postim në rrjete sociale, avokati Çedomir Stojkoviq ka akuzuar pushtetin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe partinë e tij SNS për një investim masiv në propagandë dhe manipulim të opinionit publik.

Sipas tij, që nga fillimi i vitit, janë shpenzuar rreth 17 milionë euro vetëm në rrjetet sociale, për të mbajtur aktive mijëra llogari të rreme, të menaxhuara nga individë të kontraktuar me qëllimin e vetëm për të krijuar iluzionin se regjimi ka përkrahje të gjerë popullore.

Përtej kësaj, Stojkoviq thotë se janë derdhur edhe 19 milionë euro të tjera në media të kontrolluara, për të maskuar faktin se pushteti është kufizuar në “një grusht mjeranësh që populli mund t’i shkelë kur të dojë”.

Por propagandës nuk i mungojnë as tubimet. Sipas avokatit, regjimi ka shpenzuar rreth 9 milionë euro shtesë për organizimin e tubimeve fantazmë, si ai në Parkun e Pionirëve, ku pjesëmarrësit shpesh janë të njëjtët persona që sillen nga një ngjarje në tjetrën për të fryrë numrat.

Të gjitha këto shpenzime, sipas Stojkoviqit, janë realizuar me paratë publike, të menaxhuara përmes transfertave të organizuara nga ministri i Financave, Sinisha Mali.

Avokati bën thirrje për transparencë dhe ndëshkueshmëri, duke theksuar se propaganda nuk është më vetëm mjet politik, por një industri e tërë me kosto të lartë për qytetarët dhe për të ardhmen demokratike të Serbisë.

📢 EKSLUZIVNO
SNS & Aleksandar Vučić od početka godine su potrošili 17 miliona eura na drustvene mreže i hiljade ljudi koji vode lažne naloge da za stvaranje lažnule slike da pristalica vlasti ima mnogo.

Još 19 miliona eura potrošeno je na ostalim medijima da se ne bi videlo da…

— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ (@FIGHT_4_RIGHT_S) July 10, 2025