52-vjeçari gjendet pa shenja jete në Suharekë, Policia nis hetimet për vdekje të dyshimtë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të një personi në Suharekë, i cili është dërguar pa shenja jete në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më 08.05.2026, rreth orës 08:20, Policia ka pranuar informacion nga Emergjenca në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë se një person mashkull, rreth 52 vjeç, është sjellë pa shenja jete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga personeli mjekësor është konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete, ndërsa janë vërejtur edhe rrethana që ngrisin dyshime për vdekje të dyshimtë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, duke siguruar prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes në Suharekë, si dhe duke intervistuar dëshmitarë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin i Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika