“53 milionëshi” kthehet në Gjykatë, kërkohet përjashtimi i kryetares së trupit gjykues
Ish ministri i Infrastrkturës, Pal Lekaj sërish është kthyer në gjykatore, për tu përballur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Lekaj i cili ishte edhe deputet i AAK-së, është i akuzuar së bashku me Eset Berishën, Nebih Shatrin dhe Besim Tahiri, në rastin e njohur si “53 milionëshi”. Në seancën fillestare, avokatja e të […]
Ish ministri i Infrastrkturës, Pal Lekaj sërish është kthyer në gjykatore, për tu përballur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Lekaj i cili ishte edhe deputet i AAK-së, është i akuzuar së bashku me Eset Berishën, Nebih Shatrin dhe Besim Tahiri, në rastin e njohur si “53 milionëshi”.
Në seancën fillestare, avokatja e të akuzuarit Eset Berisha, pati vërejtje në trupin gjykues, konkretisht kryetaren e trupit gjykues, duke kërkuar përjashtim të saj nga rasti.
“Për shkak të dyshimit në mungësë të paanshmërisë kryetarja e trupit gjykues në ushteimin paraprak jo vetëm që se ka zbatuar nenin 7 i cili e fetyron të vertetoj faktet provat fajësuese e shfajësues ne vendim e ka bërë manipulimin dhe shfajësimin e provave persona dhe materiale…”, ka deklaruar Teutë Xhema – Avokate e Eset Berishës.
Pas kësaj kërkese, trupi gjykues ka ndërprrerë seancën, për të pritur vendimin e kryetares së Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Në janar të 2024 Gjykata i ka shpallur fajtor të njëjtit, duke i dënuar në total me 10 vjet e 3 muaj burgim.
Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv, ndalim të ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj.
Edhe Eset Berisha u dënua me 3 vite e 3 muaj burgim, ndërkohë që ndaj Nebih Shatri dhe Besim Tahirit, gjykata shqiptoi ndaj secilit me 1 vit e 8 muaj burgim.
Megjithatë, në shkurt të këtij viti, Gjykata e Apelit prishi vendimin duke e kthyer edhe një herë rastin në Themelore për rigjykim.















