Trump uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump e ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

Në letrën dërguar presidentes, Vjosa Osmani, Trumpi ka theksuar se SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ndërsa marrëdhëniet tona vazhdojnë të thellohen, ne presim me padurim ta zgjerojmë partneritetin tonë, përfshirë përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve që nxisin prosperitetin e përbashkët”, thuhet në letrën e Trumpit.

Po ashtu, në lerër thuhet se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah për krah me Kosovën për të avancuar paqen dhe stabilitetin për përfitim të ndërsjellë.

“Dua t’ju falënderoj ju dhe të gjithë kosovarët për mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur sfidat globale në Ukrainë, Gaza dhe gjetkë. Gjithashtu e mirëpres Kosovën si një anëtare themeluese të Bordit të Paqes, i cili synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më prosperuese”, thuhet në letrën e Trumpit.

Në fund të mesazhit, presidenti Trump shpreh besimin në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika