Muja dhe Prattipati diskutojnë bashkëpunimin në bujqësi
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati. Gjatë takimit, palët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, me fokus në avancimin e projekteve që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e […]
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.
Gjatë takimit, palët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, me fokus në avancimin e projekteve që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e kapaciteteve institucionale në Republika e Kosovës.
Me këtë rast, znj.Prattipati e uroi ministrin Muja për detyrën e re, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një partner kyç në mbështetje të Ministrisë përmes iniciativave dhe projekteve zhvillimore në bujqësi.
Nga ana e tij, ministri Muja ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke vlerësuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të partneritetit për zhvillimin e sektorit dhe përmirësimin e mirëqenies së fermerëve në vend.
Ministri Muja gjithashtu shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e SHBA-së në zhvillimin institucional dhe ekonomik të Kosovës, duke e cilësuar atë si një partner strategjik. /data/user/0/com.samsung.android.app.notes/files/clipdata/clipdata_bodytext_260430_200504_672.sdocx















