57-vjeçarja vret nënën me thikë në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në fshatin Fushë Mamurras, në Kurbin, ku një 57-vjeçare dyshohet se ka vrarë nënën e saj 85-vjeçare me thikë, dhe më pas e ka raportuar si vdekje natyrale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Lezhës, ngjarja ka ndodhur më 30 prill 2026 dhe nuk ishte raportuar në organet ligjzbatuese në momentin e vdekjes së të moshuarës. Hetimet nisën pas dyshimeve të ngritura në rrugë operative, duke çuar në verifikime të mëtejshme nga një grup i posaçëm hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë.

Nga hetimet rezulton se viktima, shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë, ndërsa si autore e dyshuar është vajza e saj, shtetasja V. Sh., 57 vjeçe, e cila jetonte në të njëjtën banesë dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, shkruan A2CNN.

Policia ka bërë ndalimin e 57-vjeçares për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa është sekuestruar edhe mjeti prerës i dyshuar si arma e krimit.

Gjithashtu, materialet janë referuar në gjendje të lirë për një mjeke, e cila dyshohet për “Shpërdorim detyre”, pasi ka plotësuar aktin e vdekjes duke e cilësuar si natyrale dhe nuk ka njoftuar autoritetet përkatëse.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika