Nis protesta në Prishtinë në mbrojtje të UÇK-së

Ka nisur protesta gjithëpopullore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”.

Protestës i është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me deputetë të kësaj partie dhe ish-kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Në protestë është parë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai është parë pranë Hamzës dhe Krasniqit.

Protesta zhvillohet dy ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Qytetarë, veteranë të luftës dhe përfaqësues politikë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa protesta është thirrur në kundërshtim me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika