Fischer: Evropa duhet të marrë në dorë sigurinë e saj, propozon kapacitet bërthamor të përbashkët

Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, ka hedhur idenë e krijimit të një kapaciteti bërthamor të përbashkët europian, duke argumentuar se Europa nuk mund të mbështetet më në arkitekturën aktuale të sigurisë.

Në një intervistë për gazetën Tagesspiegel, Fischer ka deklaruar se garancitë e sigurisë nga Shtetet e Bashkuara nuk janë më të besueshme.

Sipas tij, Gjermania ka përgjegjësi udhëheqëse në Europë, por vetëm në bashkëpunim të ngushtë me vendet e tjera europiane.

Ai ka sqaruar se nuk po propozon krijimin e një arme bërthamore kombëtare gjermane, por një armë bërthamore të përbashkët të vendeve të Bashkimit Europian, si instrument mbrojtës në një mjedis global gjithnjë e më të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm.

Fischer ka theksuar gjithashtu se realitetet e sigurisë kanë ndryshuar rrënjësisht, duke thënë se, po të ishte i ri sot, do t’i bashkohej ushtrisë. Sipas tij, Europa është e kërcënuar dhe duhet të jetë e përgatitur për t’u mbrojtur.

Ai ka nënvizuar se çarmatimi nuk përbën më një alternativë realiste, ndërsa armatimi ushtarak dhe kapacitetet parandaluese janë të domosdoshme për garantimin e sigurisë së kontinentit. Vetëm përmes forcës dhe parandalimit, sipas Fischerit, mund të pengohet një sulm i mundshëm nga një fqinj i gatshëm për agresion.

“Jam i vetëdijshëm se nuk e kisha imagjinuar kurrë se do ta shprehja një qëndrim të tillë”, ka pranuar ai, duke shtuar se e gjithë karriera e tij politike kishte reflektuar një qasje të kundërt.

Propozimi i Fischerit vjen në një moment kur debati mbi autonominë strategjike europiane, të ardhmen e NATO-s dhe rolin e Europës në arkitekturën globale të sigurisë është intensifikuar ndjeshëm, në një kontekst të tensioneve ndërkombëtare në rritje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika