6% shkalla e inflacionit për qershor, ankohen qytetarët për çmime të shtrenjta

6 për qind është shkalla e inflacionit për muajin qershor, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Çmimet më së shumti u rriten në transport, ushqime, banesat, energjia elektrike e deri tek sporti e kultura, ndërkohë u shënua rënie e lehtë në inflacion krahasuar me muajin maj.

Për gjashtë përqind janë rritur çmimet në Kosovë në muajin qershor krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet u ngritën në shumë kategori duke nisur nga transporti deri tek sporti dhe kultura.

Kësisoj, transporti pësoi rritje prej 13.7 përqind, e më pas edhe ushqimet e pijet alokolike që u rriten për 3.9%.

“Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti (13,7 %), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (11,1 %), pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1%), restorante dhe shërbime akomodimi (4,5%), shëndetësia (4,1%), ushqime dhe pije joalkoolike (3,9 %)”, thuhet nga ASK-ja.

Sipas raportit, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin e shërbimeve arsimore.

Ndërkohë, sipas ASK-së është regjistruar ulje e inflacionit prej 0,01 përqind krahas muajit maj.

Por, me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, të pakënaqur e të shqetësuar janë qytetarët.

“Unë e kuptoj se këta po punojnë edhe duhet me fitu por nuk është në rregull kështu po këtu shteti duhet me marr në dorë me kontrollu se ani fitoj ti 20 cent po jo 70-80 cent”, tha një qytetar.

E, Mexhit Krasniqi tha se krahas ngritjes se çmimeve standarti s’ka ndryshuar.

“Ngritja e çmimeve me u zbrit gjashtë përqind edhe nuk mjafton se le me u rrit po kjo veç rendim është kurrgjë tjetër, çmimet po fluturojnë standardi po mbet i njëjtë unë veç i kisha bë apel mos i ngritni më shumë”.

Ndryshe nga ta mendon, Vebi Kllokoqi.

“Sipas mendimit tem lirë janë hala çka duhet me u shtrejti këtu se kërkush nuk punon e këta që po i mbjellin krejt këto gjana normal që i shtrenjtojnë valla se duhet me i punu na vet”

Rritje e madhe e çmimeve u shënuan edhe në ndërtimtari, ku banesat u shtrentjuan për 15.2 përqind.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika