6 vendet më të mira ku mund të udhëtoni vetëm gjatë 2024-ës

Vende të reja të pasura me kulturë, shumë diell dhe sporte ujore, festa deri në agim, gjithçka ju duhet për pak më shumë adrenalinë

Zakonet e vendasve, kultura e re, ushqimi dhe vendet e reja mund të jenë faktorë që ndikojnë te njerëzit për të mos ndërmarrë të tilla vendime, por ekspertët thonë se një nga dhuratat më të mira që mund t’i bëni vetes këtë vit është pikërisht një udhëtim vetëm.

Trajtime mirëqenieje në Tajlandë

8 vendet më të mira ku mund të udhëtoni vetëm

I karakterizuar nga pyjet malore, ujëvarat e fshehura dhe plazhet e paprekura, ky vend është një “festë” për shqisat. Nëse doni një udhëtim për mirëqenien tuaj fizike dhe mendore, zgjidhni këtë destinacion pasi terapistët e masazheve, mentorët e meditimit, mjekët popullorë kinezë do të jenë udhërrëfyesit tuaj.

Kultura e ushqimit në Japoni

8 vendet më të mira ku mund të udhëtoni vetëm

E njohur për kuzhinën e klasit botëror, Japonia është një strehë për udhëtarët e vetëm që kërkojnë t’i zgjerojnë shijet e tyre. Falë edhe lehtësisë së lëvizjeve përmes transportit publik, nuk është çudi që ju të shihni plot turistë që shijojnë kuzhinën tradicionale japoneze krejt vetëm.

Mençuria e lashtë në Greqi

8 vendet më të mira ku mund të udhëtoni vetëm

Ishujt e Greqisë joshin udhëtarët për peizazhet që preken nga dielli dhe ujërat e kaltër, por nëse nuk jeni gati për udhëtime të gjata me traget dhe turistë me turistë, drejtohuni për në gadishullin e Peloponezit. Metodat e shërimit përmes zërit apo trajtimet e balancimit të chakra-ve deri te masazhet dhe konsultimte e transformimit mund të jenë ideale për ju.

Aventura në Zelandën e Re

8 vendet më të mira ku mund të udhëtoni vetëm

Peizazhet e borës të përziera me vendasit që e bëjnë Zelandën e Re një zgjedhje magnetike për udhëtarët e vetëm që janë në kërkim të një aventure që do u ndryshojë jetën. Ky vend është i njohur për shtëpizat e aventurës, ku mund të krijoni një lidhje me natyrën, të bëni shëtitje në fshat të hipur në kuaj dhe të shijoni një super eksperiencë.

Rafting me ujërat e bardha të Kanadasë

8 vendet më të mira ku mund të udhëtoni vetëm

Aventurat me kanoe në lumin Bow, raftin që përfundon në një shpellë, pse jo edhe degustimi i verës në luginën Okanagan mund të jenë zgjedhja e atyre udhëtarëve që duan diçka të re.

Zhytje në Bahamas

8 vendet më të mira ku mund të udhëtoni vetëm

I lakmuar për plazhet me rërë rozë dhe fshatrat piktoreske bregdetare, ishulli Harbour është një parajsë e qetë në Bahamas, ku gjelat lëvizin lirshëm dhe derrat rrinë në breg. Nëse doni diçka më të personalizuar që ka lidhje me aventurat e detit dhe skuba dive janë një super ide./ Anabelmagazine

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika