67-vjeçarja nga Dragashi po dyshohet që vdiq nga dhuna në familje

Një 67-vjeçare është gjetur e vdekur në Kuk të Dragashit dhe po dyshohet që e njëjta kishte qenë rast i dhunës sistematike në familjen e saj. Rastin tashmë viktima e kishte raportuar në nëntor në Policinë e Prizrenit

Një 67-vjeçare u gjetë e vdekur në vendlindje, në Kuk të komunës së Dragashit.

Por, vdekja e saj nxiti dyshime.

Kjo sepse ajo kishe raportuar më parë dhunë nga familjarët, saktësisht gruaja e vëllait dhe nipi saj. Me rastin ishte duke u marrë Prokuroria e Prizrenit.

“Me datë 21.12.2022, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër gruas së vëllait të viktimës dhe djalit të gruas së vëllait, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), përkatësisht për dhunë psikologjike ndaj viktimës, sepse viktima ka jetuar në shtëpinë e vëllait të saj”, ka thënë Prokuroria e Prizrenit.

E ndjera kishte jetuar me gruan e vëllait dhe djalin e saj e disa anëtar të tjerë të familjes.

Po ashtu, ajo kishte probleme fizike ngase nuk kishte mundësi që kujdeset për vetën e saj.

Detaje më shumë për rastin dha zv.Komandati i Policisë ne Prizren, Shaqir Bytyq

“Në vend të ngjarjes është thirrur mjeku lokal i cili nga verifiikimi apo ekzaminimi ka dyshuar se ka shenja dhune dhe se a ka shenja dhune apo ajo do të dihet vetëm nga raporti i mëtejmë që do të dal nga ekspertët e mjekësisë ligjore”, ka deklaruar Shaqir Bytyqi, Zëvëndëskomandant i Policisë.

Ndërsa, pos detajeve për raportimin që e kishte bërë e ndjera, Prokuroria e Prizrenit tha se familjarët e dyshuar janë intervistuar.

“Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës me urgjencë të dërgohet për kryerje të obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, sepse janë vërejtuar disa shenja në trup. Pas raportit të IML-së, dhe konstatimit të tyre, do të veprohet më tutje”, kanë thënë nga Prokuroria e Prizrenit.

Televizioni Dukagjini ka vizituar edhe të dyshuarit në fshatin Kuk të Dragashit, të cilët mohojnë se ishte ushtruar dhunë ndaj viktimës.

Familja në të cilën kishte qëndruar e ndjera nuk deshën të prononcoheshin dhe të japin më shumë detaje për rastin.

Televizioni nga burime jozyrtare ka mësuar se 67 vjeçarja nga Dragashi kishte vdekur që tre ditë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika