7 futbollistë në stërvitjen e parë të Kosovës

vKombëtarja e Kosovës i ka nisur e përgjysmuar përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” që do t’i ketë këtë muaj.

Në stërvitjen e parë, e cila u mbajt të enjten pasdite në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit në Hajvali, të pranishëm kanë qenë vetëm shtatë lojtarë, tre portierë dhe katër futbollistë.

Shiu dhe era e fortë nuk i penguan Amir Rrahmanin, Aro Muriçin, Samir Ujkanin, Visar Bekajn, Ermal Krasniqin, Lirim Kastratin dhe Betim Fazlijin që të paraqiten në fushë për t’i kryer përgatitjet që kishin planfikuar përzgjëdhësi Alain Giresse dhe stafi i tij.

Në 20 minutat e parë, aq sa u tha mediave se mund të qëndrojnë, lojtarët kanë zhvilluar vetëm përgatitje fizike.

Kosova do ta mbajë dy stërvitje të premten në Hajvali. E para nis prej orës 10:30, kurse e dyta prej orës 17:00, e ku pritet që numri i lojtarëve të pranishëm të jetë shumë më i madh.

Me 16 qershor, “Dardanët” e zhvillojnë ndeshjen kundër Rumanisë në “Fadil Vokrri”.

Pas tri ditësh, udhëtojnë drejt Budapestit të Hungarisë ku do të përballen me Bjellorusinë.

Kosova renditet në vendin e tretë në Grupin I kualifikues me dy pikë. Ka dy barazime deri me tani, me Izraelin dhe Andorrën.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika