“7 milionë euro s’ka informata ku shkuan”, KEK-u del me sqarime

“Këto mjete mbahen në llogari të ndarë nga afarizmi i KEK-ut, dhe shfrytëzohen vetëm për importin e energjisë elektrike sipas vendimit të Qeverisë se Republikës së Kosovës për subvencionimin e importit të energjisë elektrike”, ka njoftuar KEK-u

Korporata Energjetike e Kosovës -KEK

Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me subvencionet që ka marrë nga Qeveria e Kosovës.

KEK-u këtë e ka bërë nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ku thekson se nga subvencioni i përgjithshëm nga Qeveria në vlerë prej 30 milionë eurosh, KEK-u në prill të vitit 2023 ka njoftuar Ministrinë e Ekonomisë për pjesën e mbetur (të pashpenzuara) prej 7.01 milionë eurosh të kësaj korporate.

“Këto mjete mbahen në llogari të ndarë nga afarizmi i KEK-ut, dhe shfrytëzohen vetëm për importin e energjisë elektrike sipas vendimit të Qeverisë se Republikës së Kosovës për subvencionimin e importit të energjisë elektrike”, ka njoftuar KEK-u.

Ndërsa, Dukagjini ditë më parë ka siguruar draft-raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë draft-raport, njëra nga çështjet është se si Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) i ka menaxhuar 30 milionë euro subvencione nga Qeveria, duke theksuar se KEK-u nuk ka ofruar informata për menaxhimin e fondeve të ndara nga subvencioni i energjisë në vlerë prej 7 milionë eurosh.

“Nga fondi i ndarë prej 10 milionë eurosh, në dispozicion kanë mbetur 7 milionë euro, për të cilat, ne nuk kemi të dhëna shtesë për shpenzimin e tyre… KEK SHA nuk ka ofruar informata për menaxhimin e fondeve të ndara nga subvencionimi i energjisë për vlerën 7 milionë euro”.

Kështu thuhet në draft-raportin e Komisionit, lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, KEK-u, gjithashtu ka kritikuar raportimet që janë bërë bazuar në këtë draft-raport të Komisionit, duke i cilësuar si “dezinformata”.

“Prandaj, qarkullimi dhe shpërndarja dezinformatave për mos transparencë të menaxhimit të subvencioneve për importin e energjisë elektrike është i plotësisht i pa bazë dhe me tendencë të dezinformimit të opinionit publik”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika