7 problemet nëpër të cilat kalon çdo marrëdhënie dhe si t’i kaloni duke qenë të bashkuar

Nëse të biesh në dashuri është pjesa më emocionuese, të qëndrosh i dashuruar është pjesa e vështirë. Pavarësisht se çfarë shohim në filma, marrëdhëniet kërkojnë shumë punë. Dhe rruga për të krijuar një lidhje afatgjatë, të thellë dhe kuptimplotë me dikë nuk është gjithmonë e bukur apo gazmore

Shumica e njerëzve në një marrëdhënie kalojnë në disa faza jo të pëlqyeshme, kjo vjen edhe si rezultat i moskomunikimit gjë që e bën të vështirë qëndrimin bashkë.

Më poshtë janë disa nga këto faza, dhe si duhet t’i kapërceni vështirësitë që hasni në to.

  1. Respekti  nuk është siç mund të dukej në fillim- Mund të tingëllojë e qartë, por ndërsa kaloni vështirësitë dhe çfarë ju sjell jeta me një person tjetër, do të përballeni me periudha kohore ku niveli i respektit që keni për njëri-tjetrin ndryshon. Ndonjëherë për mirë, ndonjëherë për keq. Por mosrespektimi i botëkuptimeve, kufijve, interesave dhe familjes së partnerit tuaj mund të çojë në probleme serioze në marrëdhënie. Duhet të respektoni faktin që partneri juaj mund të jetë i ndryshëm, të ketë mendime dhe nevoja të ndryshme në një marrëdhënie. Shpresa për të ndryshuar partnerin nuk është një strategji realiste dhe ka shumë gjasa që të dështoni në planin afatgjatë. Pranoni faktin që mund të mos bini gjithmonë dakord për gjithçka dhe jeni mirënjohës për këta njerëz dhe rolin e tyre në jetën tuaj.
  2. Përcaktimi i marrëdhënies-Me aplikacionet që kemi vitet e fundit, kemi mundësi zgjedhjeje shumë më shumë sesa mund të kishim vite më parë. Një takim me dikë të ri është vetëm një mesazh larg. Por kjo mund ta bëjë shumë më të vështirë kur hyni në një marrëdhënie me dikë, sepse mund të duhet më shumë kohë që të dy partnerët të kuptojnë se çfarë janë.  Një nga problemet më të mëdha në marrëdhëniet moderne është të kuptosh që “takohem me dikë” në fakt është “jam në një marrëdhënie me dikë”.  Për të arritur në një fazë ku mund të përcaktoni marrëdhënien, këshillohet që të dëgjoni atë që personi tjetër po ju komunikon rreth qëndrimit që ai ka ndaj marrëdhënies suaj. Nëse ky person ju thotë se nuk po kërkon asgjë serioze tani, duhet të jeni të kujdesshëm. Së dyti përqendrohuni të gjeni një partner që ndan të njëjtat vlera dhe mendime si ju rreth lidhjeve. Mos u mundoni të bindni veten se dëshironi më pak sesa tjetri  që ju ofron, vetëm sepse ky person ka filluar t’ju pëlqejë.
  3. Mungesa e komunikimit- Moskomunikimi efektiv me një partner është një nga shkaqet më të shpeshta të debateve, kryesisht për shkak se mund të jetë shumë frustruese kur ndjeni sikur dikush nuk po ju dëgjon. Për t’i zgjidhur problemet e komunikimit, qoftë mungesa e komunikimit apo keqkomunikimi, rekomandohet që t’i kushtoni kohë bisedës, të praktikoni dëgjimin aktiv dhe të parafrazoni atë që personi tjetër ka thënë. Shmangni akuzat dhe fajin,  pasi kjo vetëm do t’i përkeqësojë gjërat. Jini të hapur dhe respektoni ndjenjat dhe nevojat e tjetrit.
  4. Gjeni kohë efektive për njëri-tjetrin- Ndoshta mund të jeni njerëz me angazhime dhe kjo bën që marrëdhënia të mënjanohet kur agjenda është pak e ngarkuar. Të gjithë duhet ta dimë se nuk mund të plotësojmë të gjitha nevojat që kemi përmes një personi dhe se marrëdhëniet duhet të ecin para kur ka siguri se të dy palët mund të kenë aktivitete dhe miq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Por kur nuk gjeni kohë për partnerin atëherë marrëdhënies mund të fillojë t’i mungojë intimiteti fizik dhe emocional. Me fjalë të tjera, ju nuk duhet të arrini në një pikë ku e vetmja kohë që kaloni me partnerin tuaj është para televizorit ose kur të dy jeni duke larë enët. Provoni të bëni një shëtitje bashkë me telefonat e fikur, luani lojëra të dy apo hani mëngjes pa pasur pajisje teknologjike afër.
  5. Intimiteti fizik- Nëse ju dhe partneri juaj po kaloni një periudhë të keqe sa i përket intimitetit fizik, gjë që është e zakonshme, mund të shkaktojë probleme të tjera në marrëdhënie. Seksi dhe prekja fizike prodhojnë oksitocinë, ‘hormoni i dashurisë’, i cili ndërton besimin dhe afron një çift. Prandaj, kjo duhet të inkurajohet në mënyrë që të ruhet një nivel afërsie mes partnerëve.
  6. Kompromisi- Është këshilla më e vjetër e marrëdhënieve nëpër libra: mësoni si të bëni kompromis me partnerin tuaj. Por është me të vërtetë e rëndësishme dhe shpesh mungesa e kompromisit është një burim grindjesh në marrëdhëniet që nuk po shkojnë aq mirë. Ndërsa të mësuarit për të bërë kompromis është pjesë përbërëse e një marrëdhënieje të suksesshme , është gjithashtu e rëndësishme të jesh i vetëdijshëm se cila është shkalla e duhur e kompromisit. Të kesh pritshmëri realiste për marrëdhënien tënde dhe të mos kesh nevojë të kesh 100 për qind të këtyre pritshmërive janë dy gjëra të ndryshme, prandaj mos lejoni që probleme të vogla t’ju rrëshqasin nga duart. Kompromisi ndonjëherë mund të shkojë shumë larg dhe të neglizhoni kufijtë e rëndësishëm që keni. Filloni të mendoni se kur mund të përshtateni dhe kur duhet të kërkoni komunikim të qartë me partnerin për të përcaktuar disa gjëra për të cilat nuk bëni dot kompromis.
  7. Mosmarrëveshjet- Debatet janë një pjesë e pashmangshme e çdo marrëdhënieje. Mënyra sesi argumentoni është pjesa më e rëndësishme. Ajo që do të bëjë ndryshim është aftësia juaj për të ecur përpara në mënyrë efektive pasi të mos keni rënë dakord për diçka. Kjo nënkupton që në vend që të flini në divan, të shkoni dhe të përqafoni partnerin edhe pasi keni pasur një mosmarrëveshje. Por mosmarrëveshjet mund të jenë edhe për shkak se jeni në një fazë ku duhet të pranoni ose jo zakonet që ju shqetësojnë te partneri juaj.  Në disa raste duhet të zgjedhësh midis “të kesh të drejtë apo të jesh i lumtur” dhe në vend që të përpiqesh të konkurrosh apo të fitosh debatet çdo herë me partnerin, kujtoji vetes dhe atij rëndësinë e të qenët të bashkuar.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika