7 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se u raportuan shtatë raste të dhunës në familje

Shtatë raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Pas shoqërimit të shtatë personave për në stacionin policor, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse katër rastet e tjera janë dërguar në procedurë të rregullt.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, teksa njoftohet se rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Graçanicë, Fushë Kosovë, Deçan dhe Zveçan.

Të shtunën e gjashtë janarit, një person kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe i njëjti është shoqëruar për në stacionin policor.

“Prishtinë 06.01.2024-05:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në po të njëjtën ditë, një person ka njoftuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese.

Lidhur me rastin dyshohet se e dyshuara (nëna) është arrestuar dhe pas vendimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 06.01.2024-17:27. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pranuar një SMS me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara femër kosovare (nëna e saj). Lidhur me rastin e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, vijon njoftimi.

Dy raste të tjera të dhunës në familje kanë ndodhur edhe në Graçanicë.

Pasditën e së shtunës, dy eprsona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohen se në raste të ndryshme kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Graçanicë 06.01.2024-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, nën ndikim ta alkoolit, ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Graçanicë 06.01.2024-20:30Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Dhunë në familje pati edhe në Deçan.

Në njërin nga dy rastet, në raportin e policisë thuhet se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Palët janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

“Deçan  06.01.2024-10:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Edhe rasti i dytë në po të njëjtën komunë, ka të bëjë përsëri me dhunë psikike.

Por për dallim nga rasti i lartëcekur, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Deçan 06.01.2024 – 22:45. Ankuesja femër kosovare raporton se i dyshuari kosovar (babai i saj) ka ushtruar dhunë psikike ndaj ankueses. I dyshuari është intervistuar, me vendim të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”.

Një tjetër rast i dhunës në familje ndodhi edhe në Zveçan.

Një person ka sulmuar fizikisht babain e tij, teksa ky i fundit ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Zveçan 06.01.2024-00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, vijon njoftimi.

 

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika