7 raste të reja me COVID-19

7 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të reja, janë vaksinuar 19 persona ndërsa janë shëruar 5 të tjerë

Foto ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 62 testime në total, kanë rezultuar 7 raste të reja me COVID-19  përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 5 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Raste aktive mbeten 7 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 19 persona.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 448 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 849 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 313 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 828 të tjerë.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ka shtuar se vaksinimi, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika