72 armë, granata dhe uniforma serbe: Hoxha tregon çfarë gjeti Policia në veri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditura detajet e operacioneve policore të zhvilluara në 48 lokacione në zonat përreth Zubin-Potokut.

Në konferencën për media, Hoxha tha se pas pranimit dhe verifikimit të informacioneve, Policia e Kosovës ka realizuar kontrolle në këto lokacione, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme armësh, municioni, mjete shpërthyese dhe pajisje ushtarake.

Sipas të dhënave të prezantuara, në mesin e arsenalit të konfiskuar janë:

  • 72 copë armë;
  • 2 mitralozë;
  • 11 armë të gjata AK-47;
  • 22 armë të gjata të llojeve të ndryshme;
  • 27 pushkë gjuetie;
  • 90 armë të shkurtra – pistoleta të llojeve të ndryshme;
  • 7 mjete shpërthyese;
  • 7 granata dore;
  • 2 detonatorë;
  • pjesë plastike për paketimin e granatave;
  • 4 mijë e 831 copë municion të kalibrave të ndryshëm;
  • mjete piroteknike;
  • pjesë metalike të mjeteve shpërthyese;
  • pjesë të armëve, tyta dhe karikatorë;
  • pajisje të tjera ushtarake;
  • thika, gazmaska, radiolidhje dhe dylbi;
  • arka druri për municion;
  • uniforma ushtarake;
  • këmisha të ushtrisë dhe policisë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dokumente të ndryshme, përfshirë libreza të armëve të ish-Jugosllavisë, kartela të veteranëve, dokumente të armëve, dokumente të rojeve të pyjeve dhe leje të skaduara për armë të shkurtra.

Në mesin e dëshmive të konfiskuara janë edhe mjete financiare, përkatësisht 96 mijë e 100 euro dhe 5 mijë franga.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika