74 aksidente në 24 orë në Kosovë, policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 74 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit zyrtar, 28 prej aksidenteve kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 46 raste kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 74 aksidente rrugore. Nga ky numër i përgjithshëm, 28 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa në 46 raste janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se gjatë së njëjtës periudhë janë ndërmarrë edhe kontrolle të shtuara në trafik, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

“Paralelisht, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë rrugore, policia ka shqiptuar 2,096 tiketa trafiku për kundërvajtësit”, thuhet më tej në njoftim.

Në fund, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut për të garantuar sigurinë e përgjithshme në rrugët tona”, përfundon njoftimi.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika