Pamjet janë të rënda, e kjo nuk është sallë e operimit por një gjysmë-intenzive në Kardiologji në Kliniken Interno në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo 74-vjeçare nga Prishtina, është sjellur në ketë repart tash e disa ditë.

Pas një komplikimi që kishte me veshkët, e njëjta tash ka problem edhe me zemrën.

Mirëpo familjarët e saj ngrehin dyshime për mos kujdes të stafit mjekësor. Madje nipi i 74-vjeçarës, lis Alickaj thotë se kur kishte shkuar për ta vizituar gjyshen, dora e saj po pikonte gjak.

“Me kanë thanë kjo e ka nifar doktor Metin, kurrë se kom pa, çdo dit shkoj i thom a munësh me ma thirr një mjek mem tregu, kur s’kom marr përgjigje. Një dit jam shku aty mrena e kom pa krejt gjak, nuk është normale një pacient në intenzive me lanë në qasi gjendje as kafsha ashtu nuk trajtohet”, ka deklaruar nipi i 74-vjeçares.

E në momentin që familjarët kërkuan intervenim nga stafi thanë se kanë hasur në rezistencë.

“Infermieret nuk kanë ardhur deri në momentin kur kom reaguar e kom thane do I thërras mediat, në atë moment ka ardh një mjeke I kom thanë a është në rregull kjo e njëjta  ka kërkuar që unë të dal jashtë dhe të thërrasin policinë”, ka deklaruar Lis Alickaj- nipi i 74-vjecarës.

Për këtë rast RTV Dukagjini ka pyetur edhe SHSKUK-në të cilën në dy përgjigje kanë treguar se janë duke u marrë me këtë rast. derisa kanë thënë se rrjedhja e gjakut nga dora e pacientës nuk rrezikon jetën e saj.

“Sa i përket fotografive dhe rrjedhjes së gjakut, sqarojmë se pacientja është trajtuar me anti-koagolantë dhe anti-agregues, sipas protokolleve mjekësore. Në aspektin profesional rrjedhjet  e vogla të gjakut janë të pritshme dhe të indikuara, por  nuk e rrezikojnë jetën e pacientit, por vie si rezultat i terapisë në fjalë”, thuhet nga Drejtoria e SHSKUK-së.

Ndërkohë për këto sjellje kritikë të ashpër për stafin mjekësor kanë oda e pacientëve.

“Ministria e Shëndetësisë nuk ka një mbikëqyrje të duhur ndaj personelit shëndetësor edhe Odat japin dënime simbolike e ndonjëherë nuk japin dënime fare siç është rasti me abuzim të pacienteve më fëmijë autizëm dhe ata mjek punojnë ende pasi nuk iu është marr licenca”, ka deklaruar Besim Kodra-Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës.

Për mungesën e stafit në ketë repart, kanë treguar edhe familjarët e  tjerë të pacientëve por që për arsye të ndryshme,  nuk kanë dashur të flasin për televizionin.