75 oficerë përfshirë 10 nga FSK-ja, nisin kurset profesionale në Shqipëri

Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë me 10 oficerë në tre kurse profesionale që kanë nisur në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka njoftuar se në këto kurse do të marrin pjesë gjithsej 75 oficerë, 65 prej tyre nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe 10 nga FSK-ja, njofton Dukagjini.

Nufi, mes tjerash, vlerëson se dija, profesionalizmi dhe lidershipi janë pjesë e rëndësishme e transformimit të forcave të armatosura dhe e synimit për ndërtimin e një force moderne, të aftë dhe plotësisht të ndërveprueshme me aleatët.

“Ambicia jonë është e qartë: një Forcë e Armatosur gjithnjë e më profesionale, një aleat gjithnjë e më i aftë dhe njerëz të përgatitur për të marrë përgjegjësi në sfidat e së ardhmes”, ka shkruar ai.

Tutje, Nufi u ka uruar sukses të gjithë kursantëve në këtë rrugëtim të ri profesional.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika