“75-vjetori i themelimit të NATO-s”, Zemaj: Jemi të përkushtuar që në këtë aleancë të valojë flamuri i Kosovës

“Ne besojmë fuqishëm dhe jemi të përkushtuar së bashku me aleatët dhe partnerët që të ecim përpara që një ditë së shpejti në këtë rreth të valojë flamuri i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ambasadori, Astrit Zemaj me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s, ka thënë se Kosova dhe populli i saj janë përjetësisht mirënjohës NATO-s për ndërhyrjen historike, humanizmin në kohë të rëndë, për vlerat e lirisë, të paqes dhe sigurisë, si dhe për të gjitha proceset e shtetndërtimit të vendit.

Në ceremoninë festive për nder të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, Zemaj ka thënë se pikërisht në vitin 1999, aleanca veri-atlantike intervenoi me sulme ajrore për 78 ditë rresht në Kosovë, për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm dhe spastrimin etnik që ishte duke ndodhur kundër popullit të këtij vendi.

“Në vitin 1999, për herë të parë pas 50-të viteve që nga themelimi i saj, pas dështimit te të gjitha përpjekjeve diplomatike dhe një sërë rezolutash nga OKB, #NATO intervenoi me sulme ajrore për 78 ditë rresht kundër ish-Jugosllavisë, për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm dhe spastrimin etnik që ishte duke ndodhur kundër popullit të Kosovës. Republika e Kosovës dhe populli i saj janë përjetësisht mirënjohës NATO-s për ndërhyrjen e saj historike, humanizmin në kohë të rëndë, për vlerat e lirisë, të paqes dhe sigurisë, si dhe për të gjitha proceset e shtetndërtimit të vendit tonë”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj shpreson se në bashkëpunim me partnerët e aleatët të ecet përpara që një ditë në aleancë të valojë flamuri i Republikës së Kosovës.

“Ne besojmë fuqishëm dhe jemi të përkushtuar së bashku me aleatët dhe partnerët që të ecim përpara që një ditë së shpejti në këtë rreth të valojë flamuri i Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika