76 persona humbin jetën, shkak i përmbytjes së një varke në Nigeri

Si pasojë e përmbytjes së një varke të premten e 7 tetorit në Ogbaru të Anambrasë në Nigeri, 76 persona kanë mbetur të vdekur, ku shumica prej tyre ishin gra dhe fëmijë

Fotografi ilustruese, Reuters





76 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke në shtetin juglindor të Anambras të Nigerisë.

Varka, e cila mbante të paktën 80 persona, u përmbys të premten në zonën Ogbaru në shtetin Anambra, raporton BBC.

Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë, që përpiqeshin të arrinin sigurinë pasi komuniteti i tyre ishte përmbytur nga ujërat.

Raportet e mediave lokale thonë se varka kishte pësuar një prishje të motorit dhe goditi një urë përpara se të përmbysej.

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave në këtë aksident.

Në një postim në Twitter të dielën, presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari ka thënë se autoritetet po punojnë për të shpëtuar ose rikuperuar çdo pasagjer të zhdukur, duke shtuar se ai kishte udhëzuar agjencitë përkatëse të kontrollojnë protokollet e sigurisë për të parandaluar aksidentet e ardhshme.

Guvernatori i Anambrës, Charles Soludo ka thënë se aksidenti ka qenë një tronditje si për banorët ashtu edhe për qeverinë e shtetit, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimës.

Aksidentet me varka janë relativisht të zakonshme në Nigeri, megjithëse shumica fajësohen për mbingarkimin ose masat e dobëta të sigurisë.

Anambra është një ndër shtetet e Nigerisë që kanë përjetuar përmbytje të mëdha këtë vit.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika