77 Fëmijë lëmosh-kërkues vetëm gjatë 3 muajve të 2022-s

77 fëmijë lëmosh kërkues janë identifikuar vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti nga Policia e Kosovës. Sipas tyre, numri më i madh vjen nga Shqipëria. Komuna e Prishtinës, ka kërkuar që kjo dukuri të ndalet në ndërkohë për qytetarët keqpërdorimi i fëmijëve për të kërkuar lëmoshë, është i papranueshëm

14 vjeçarja, që nuk pranoi t’i publikohet identiteti, tregon që tashmë lëmosha është puna e saj pasi, çdo ditë kërkon para nga qytetarët

Krejt këtë e bën për shkak të kushteve të rënda financiare. “Kam ardhur me autobus nga Shqipëria, këtë punë e bëjë sepse nuk jemi mirë me lekët. Në shkollë nuk shkoj”, ka thënë ajo.

Si kjo, edhe tjerë lëmosh-kërkues shihen çdo ditë në sheshe të Prishtinës. Qytetarët këtë gjendje po e konsiderojnë shqetësuese, sidomos nëse keqpërdorën fëmijët.

“Është shumë negative, është e tmerrshme, kështu që po të shoh ndonjë fëmijë në rrugë duke kërkuar lëmosh, nuk i jap, sepse është një veprim shumë i keq, për prindër më nuk diskutohet”, ka deklaruar Nezir Lekaj  – Qytetar.

Nezir Lekaj  – Qytetar

”Shpesh ndodhë që gjatë dimrit ke raste që i sheh të zbathur ose diçka dhe me njëfarë forme ti menjëherë e ke njëfarë keqardhje e sa keqpërdorën këto raste apo fëmijët unë nuk e di por çdo ditë më bënë përshtypje që ka shumë”, ka theksuar Alberita Plishi – Qytetare.

Alberita Plishi – Qytetare

E që fëmijëve të mos u jepet lëmoshë po kërkon edhe qeverisja lokale.

Sipas Kryetarit të Komunës së Prishtinë, fëmijët duhet të jenë në shkollë e jo nëpër rrugë.

“Qytetarët ndonjëherë iu japin para për të mirë, por në faktik ata vetëm sa i dëmtojmë dhe i shtyjmë të dalin të kërkojnë prapë lëmoshë”, ka thënë Përparim Rama – Kryetar i Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparimi Rama

Në tremujorin e parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka identifikuar gjithsej 77 fëmijë lëmoshë-kërkues. Sipas tyre numri më i madh i tyre vijnë nga Shqipëria.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika