Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim. Trupi gjykues e ka shpallur fajtor për krime lufte, përfshirë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është dënuar gjithashtu me 25 vjet burgim. Ai është shpallur fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim. Trupi gjykues e ka shpallur fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Ndërkaq, Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Ai është shpallur fajtor për krime lufte, përfshirë trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Kështu, katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me nga 13 deri në 25 vjet burgim, ndërsa dënimi i përgjithshëm arrin në 81 vjet.
