82 vjeçari serb shoqërohet në polici, dyshohet për ryshfet

Një 82 vjeçar i nacionalitetit serb është shoqëruar në polici nën dyshimet se ka dhënë ryshfet në qendrën e pensioneve në Prizren

Policia e Kosovës-Ilustrim





Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se këtë të mërkurë, një 82 vjecar serb shtetas i Kosovës, por me banim të përkohshëm në Serbi, dyshohet se ka tentuar të japë ryshfet në endrën Rajonale të Administratës së Pensioneve në Prizren.

Personi me inicialet L.N, sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se ishte paraqitur në qendrën e pensioneve në Prizren, për tu lajmëruar sipas rregullit, që secili person i pensionuar duhet të paraqitet çdo gjashte (6) muaj.

Mirëpo përveç qe ishte paraqitur për veten e tij kishte paraqitur edhe dokumente për bashkëshorten e tij se ishte e sëmurë dhe se nuk mund të paraqitet fizikisht për shkak te gjendjes se rende shëndetësore.

Pas kësaj, ai ishte larguar për t’u kthyer përsëri në sportel dhe dyshohet se e ka lënë një zarf me 50 euro brenda.

“Dyshohet se i dyshuari pasi që ishte larguar, ishte kthyer përsëri në sportel dhe kishte lënë një pliko (zarf) me 50 euro dhe pa folur fare ishte larguar nga objekti, një qytetar i cili e ka vërejte veprimin kishte lajmëruar policinë”, thuhet në komunikatën e policisë.

I dyshuari dhe personi zyrtar sipas policisë, janë shoqëruar në polici, konkretisht në zyrën e Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

Për rastin është njoftuar prokurori i kujdestar i cili ka udhëzuar qe rasti të hetohet në procedure të rregullt.





Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika