86 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit anë regjistruar 86 raste të reja të infektimeve

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer  gjithsej 1167 testime për Covid-19. Janë regjistruar 86 raste të reja të infektimeve, dhe atë: Shkup 65, Manastir 4, Prilep 3, Gostivar, Shtip, Resnjë dhe Berovë nga 2. Kavadar, Veles, Ohër, Strumicë, Koçan dhe Kriva Pallankë nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (86), janë regjistruar 18 riinfeksione, ndërsa 87 pacientë janë shëruar.

Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një person i vdekur nga Demir Kapija (74 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në spital, transmeton “Telegrafi”.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.043.694 testime për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 311.199, numri i të shëruarve është 301.361, numri i të vdekurve është 9.297 dhe numri i rasteve aktive është 541.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika