9 gazetarë e kameramanë sulmohen në Leposaviq, KFOR-i spektator i dhunës

Një grup gazetarësh dhe kameramanësh janë sulmuar në Leposaviq, ku janë hedhur gurë dhe shok-bomba në drejtimin e tyre. Disa prej tyre kanë pësuar lëndime serioze

Një prej ditëve më të rënda për gazetarët ka qenë kjo e premte.

Gurë, shok-bomba janë hedhur në drejtim të tyre e është ushtruar dhunë fizike në sulmin e protestuesve të tërbuar në Leposaviq.

E gjithë kjo situatë, ka lënë 9 prej tyrë të lënduar, disa prej tyre me lëndime serioze.

Më seriozisht janë të lënduar kamermani i RTK-së, Bardh Bekteshi dhe gazetari i portalit Arbresh, Pleurat Salihu.

Situta më e tensionuar se rëndom, ka qenë shkaku i vizitës që ka realizuar gjatë ditës në këtë komunë Ministri Elbert Krasniqi, që ka takuar kryetarin e komunës Lulzim Hetemi.

Me të kuptuar për vizitën e tij brenda komunës, ka pasur një mësymje që të futen brenda objektit, por që nuk janë lejuar nga pjesëtarë të KFOR-it.

Megjithatë, situata u nxit sërish me të dalë nga objekti i komunës të ministrit Krasniqi.

Por përveç thirrjeve e brohoritjeve kundër, cak, siç ka treguar gazetarja Dorentina Thaçi e Dukagjinit, kanë qenë edhe gazetarët, e cila është goditur me gurë në kokë.

Në situatë edhe më e rëndë, ka ndodhur me kamermanin e Dukagjinit, Leonard Berisha, në tentimin për tu larguar nga turma kriminale, ka vrapuar në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, por as këta nuk i kanë ofruar ndihmë.

Kjo është përmendur edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që në reagimin e tyre kanë kërkuar që të mos i pengojnë gazetarët në raportim, perderisa siguri për ta nuk është duke ofruar.

Gazetarët e kamerman, pas sulmit të rëndë ndaj tyre janë dërguar në Stacionin e Policisë në Kosovës në Leposaviq, ku kanë dhënë deklaratat për rastin.

Përveç Asociacionit, për sulmin kanë ardhur reagime edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti si edhe platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor, Safe Journalists, sikur edhe ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e SHBA-ve.

Veriu i vendit, vazhdimisht ndër vite ka qenë zonë rrezikur për gazetarë kosovarë, për sulmet ndaj tyre janë intensifikuar në valën e fundit të tensioneve, me rastin e fundit që është i 28-ti me radhë.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika