9 Prilli – Kosova shënon Ditën e Kushtetutës

Ilustrim

Kosova shënon sot Ditën e Kushtetutës, aktit më të lartë juridik dhe politik të shtetit.

Kushtetuta e Kosovës është ratifikuar më 9 prill 2008 dhe ka hyrë në fuqi më 15 qershor të po atij viti. Ajo është hartuar kryesisht mbi bazën e Planit të Ahtisaarit, dokumenti që shërbeu si themel për shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Me 14 kapituj dhe 162 nene, Kushtetuta e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran, demokratik dhe të pandashëm. Ajo e definon gjithashtu Kosovën si shtet laik dhe shoqëri shumetnike, të përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera që jetojnë në vend.

Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm përmes një votimi të dyfishtë në Kuvendin e Kosovës, me dy të tretat e deputetëve në përgjithësi dhe me dy të tretat e deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Autoritetet kosovare janë kritikuar shpesh për shkelje të Kushtetutës, qoftë në procesin e miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, vendimeve institucionale apo zgjedhjes së presidentit.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika