9 të lënduar nga një shpërthim me granatë dore në Prizren, të dyshuarit në arrati 

Një shpërthim i një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren ka rezultuar në lëndimin e nëntë personave. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, e ka konfirmuar dhe ka njoftuar se të dyshuarit për këtë ngjarje janë identifikuar dhe janë aktualisht në kërkim policor

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nëntë persona janë lënduar nga shpërthimi i një granate dore te tregu i kafshëve në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka theksuar se të dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim policor.

“Sot me date 22.11.2023.  rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast plagosje te tregu I kafshëve ne Prizren. Nga informatat e pare  është kuptuar se 9 perona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granata dore. Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit. Policia ka dal ne vendngjarje dhe  është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika