93.4% e nxënësve përdorin inteligjencën artificiale, kërkohet mekanizëm kontrolli

Për dy muaj e gjysmë, organizata joqeveritare “ETEA” ka mbledhur statistika në 6 komuna të vendit rreth përdorimit të inteligjencës artificiale nga nxënësit kosovarë në shkolla fillore. Rezultatet tregojnë se 93.4 për qind e nxënësve përdorin aplikacione të inteligjencës artificiale. Një pjesë të madhe të kohës, ata sipas hulumtimit, e përdorin këtë lloj inteligjence për zgjidhjen e detyrave të shtëpisë, çka ka shtyrë profesionistët e arsimit të kërkojnë mekanizëm kontrolli

Kur zgjidhjen se gjen vetë, si opsion e ka përdorimin e telefonit.

Përmes aplikacioneve të inteligjencës artificiale, ky i mitur lehtësisht ia gjen zgjidhjen detyrës.

Si ky, po veprojnë edhe 93.4 për qind e nxënësve në Kosovë.

Kjo u vërtetua përmes simpoziumit shkencor që organizata “ETEA” e ka realizuar në 6 komuna lidhur me integrimin e inteligjencës artificiale në arsim.

Më shumë rreth statistikave foli, Agon Ahmeti, Drejtor Ekzekutiv i ETEA-s.

“Mbi 50% e nxënësve e përdorin vazhdimisht apo disa herë në ditë ose në baza ditore inteligjencën artificiale për me i përfundu detyrat e shtëpisë, për me kërku, për me hulumtu për me bo naj projekt, me bo naj koncept. Këto janë aktivitete shkollore që e përdorin më shpesh”, ka thënë Agon Ahmeti, Drejtor ekzekutiv i OJQ-së “ETEA”.

Ahmeti bëri të ditur se në cilat lëndë po përdoret më së shumti “AI”.

“Për sa i përket lëndëve shkollore del që inteligjenca artificiale përdoret më së shpeshti për lëndët e matematikës dhe shkencave ekzakte…”, ka thënë Agon Ahmeti, Drejtor ekzekutiv i OJQ-së “ETEA”.

Pjesë e hulumtimit qe edhe profesoresha në Fakultetin e Edukimit, Krenare Pireva-Nuqi, e cila foli për kohën dhe klasët prej të cilave u morën të dhënat.

“Matjet i kemi bërë nga niveli i klasave të pesta, shtata dhe nënta edhe faktikisht mbi 93.4 janë deklaru që e përdorin GEN AI. Pra situata është më ndryshe kur parashihet thuhet që përdoren këto GEN AI, të cilat janë si chatbot”, ka thënë Krenare Pireva-Nuqi, Profesoreshë në Fakultetin e Edukimit.

Profesoresha rekomandon krijimin e mekanizmave kontrollues.

“Unë mendoj që këto statistika duhe t’i shërbejnë vendimmarrësve për me nis një situatë të njëjtë sikurse edhe vendet fqinje, që të krijohet një kornizë kombëtare për shfrytëzimin e GEN AI në shkolla në mënyrë etike dhe transparente”, ka thënë Krenare Pireva-Nuqi, Profesoreshë në Fakultetin e Edukimit.

E, përdoruesi dhe njohësi i inteligjencës artificiale, Darsej Rizaj tha se është me rëndësi që fëmijët të edukohen për përdorimin e “AI”.

Statistikat u janë dorëzuar drejtorive të arsimit dhe është kërkuar që të nis hartimi i një kornize për edukimin e nxënësve në përdorim të inteligjencës artificiale.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika