99 raste me fruth në Kosovë, IKShPK: Vetëm javën e fundit u konfirmuan 21 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 3 gusht 2026 janë konfirmuar gjithsej 99 raste me fruth në vend, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 21 raste të reja.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë, me 33 raste, pasuar nga Fushë-Kosova me 25 raste, Ferizaj me 12 raste dhe Kaçaniku me shtatë raste.

Nga tri raste janë raportuar në Drenas, Lipjan dhe Obiliq, ndërsa nga dy raste janë regjistruar në Gjilan, Skenderaj, Shtime dhe Vushtrri. Nga një rast është raportuar në Deçan, Graçanicë, Podujevë, Shtërpcë dhe Viti.

IKShPK bën të ditur se, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin konfirmuar 65 raste me fruth, këtë vit është shënuar rritje e numrit të rasteve. Ndërkaq, gjatë periudhës 2021–2024 në Kosovë ishin regjistruar vetëm tri raste me fruth, të gjitha të importuara.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqiten menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.

Po ashtu, IKShPK apelon te prindërit dhe kujdestarët që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë imunizimin sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit në qendrat e mjekësisë familjare.

Sipas institutit, vaksinimi mbetet mënyra më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e personave të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika