Banorët e Luginës së Preshevës mobilizohen për regjistrim të popullsisë

Banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë, janë duke u mobilizuar që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi. Ata rrëfejnë si u larguan nga regjistrat shtetëror dhe gatishmërinë që të shkojnë përsëri atje për të marrë pjesë në proces

Lugina e Preshevës





Fushë Kosova iu është bërë vend për banim tash e dy dekada por vendlindjen e kanë përtej kufijve.

Janë këta shumë banorë të Luginës së Preshevës që janë të lindur e rritur atje por që për rrethana të ndryshme, kryesisht politike jetojnë tash e disa vjet në Kosovë.

Por, në Serbi ata të gjithë po ballafaqohen me një problem të njëjtë – largimin nga regjistrat e popullsisë.

Pavarësisht kësaj, ata janë të gatshëm që sërish të regjistrohen, tani kur në Serbi është nisur ky proces.

“Na kanë heq prej listave, toka e shpija, atje një vëlla është  hala. Më shku shkoj mu regjistru. Krejt i kanë shlyer nga lista s’ka pakë shqiptar janë met. Unë kom qef më shku po s’ki ku rrinë”, ka thënë Qazim Hajdini, banor nga Medvegja.

Qazim Hajdini, banor nga Medvegja

Ndërsa, Raba Rushiti, banore nga Lugina e Preshevës ka thënë “ Shkoj atje shpesh që 20 vite jam këtu atje i kom vllaznin, po krejt na kanë heq prej listave. Kysmet kom më shku mu regjistru pasi atje s’kemi mujt më marr as letra as kurgja”.

Raba Rushiti, banore nga Lugina e Preshevës

“Na kanë hek prej listave atje që katër vite nuk jam në sistem atje. Nuk kanë dhënë arsye. Kysmet kom më shku mu regjistru se atje jemi lindur e jemi rritu. Shpijat e tokën e kemi atje”, ka thënë Sefer Hyseni, gjithashtu banor nga Medvegja.

Sefer Hyseni, banor nga Medvegja.

Thirrje për regjistrim iu është bërë shqiptarëve të Luginës edhe nga politikanë të këtij rajoni.

“Kemi ftuar shqiptarët t’i përgjigjen regjistrimit pasi është e mirë për shqiptarët e Luginës pasi që do të dëshmoj se nuk është ai numri i shqiptarëve që pretendon Serbia por jemi shumë ma shumë. Ne kemi pas dy takime në Gjilan dhe më kryetarin e  Komunës së Gjilanit kemi ftuar qytetarët të vinë dhe të regjistrohen. Është e vërtet se një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë  në Kosovë dhe në diasporë janë shlyer nga regjistrat prandaj apelojmë që të vijnë dhe të regjistrohen. Mjafton një letër me të dhënat e tyre dhe mund të regjistrohen”, ka thënë kryetari i i Bujanocit, Nagip Arifi.

Në procesin e kaluar të regjistrimit të popullsisë, shqiptarët nuk morën fare pjesë duke e bojkotuar në shenjë revolte.





Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika