Akuzohen gjashtë persona për përplasje në stadiumin e futbollit në Indonezi

Përplasja në stadiumin e futbollit në Indonezi ka lënë të vdekur të paktën 131 persona në mesin e të cilëve ka pasur edhe fëmijë. Për kaosin e shkaktuar gjashtë persona janë akuzuar duke përfshirë zyrtarë policorë dhe organizatorë

Foto ilustrim

Gjashtë persona, përfshirë oficerë policie dhe organizatorë, janë duke u përballur me akuza penale për një përplasje në stadiumin e futbollit që vrau të paktën 131 persona, ka thënë shefi i policisë së Indonezisë.

Ata do të akuzohen për pakujdesi penale që ka shkaktuar vdekjen, e cila parashikon një dënim maksimal prej pesë vjetësh.

Fatkeqësia ka ndodhur javën e kaluar kur policia hodhi gaz lotsjellës ndaj tifozëve që pushtuan fushën pas një disfate.

Incidenti ka çuar në zemërim publik, me një pjesë të madhe të drejtuar ndaj policisë dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga ana e tyre.

Shefi i policisë lokale në Malang ku edhe ka ndodhur ngjarja është pushuar nga puna dhe nëntë oficerë të tjerë janë pezulluar.

Më shumë se 320 persona të tjerë janë plagosur pasi mbështetësit janë shkelur dhe mbytur në përplasje ndërsa iknin nga gazi, raporton BBC.

Ndërkaq zëvendësministri i Indonezisë ka thënë se në mesin e viktimave ka fëmijë nga 3 deri ne 17 vjeç.

Stampeda është një nga katastrofat më të këqija të stadiumit. Në Britaninë e Madhe, ku 97 tifozë të Liverpool-it kanë vdekur në një përplasje në stadiumin Hillsborough në Sheffield në vitin 1989, të cilët po ndiqnin gjysmëfinalen e FA Cup të klubit kundër Nottingham Forest.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika