Paralajmërohet grevë nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së

Enlirat Duraku ka thënë për Portalin Dukagjini se në mbledhjen e së hënës, atë të këshillit drejtues dhe kryesisë, do të kërkohet zyrtarisht masa sindikale e grevës nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së

QKUK

Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor në QKUK, Enlirat Duraku, ka thënë se do të duhej një grevë në QKUK me qëllim që të ruhet dinjiteti i infermierëve, të pengohet rritja e mëtejme e mbingarkesës me punë për infermierët në përpjekje që realisht të sigurohet kujdesi cilësor dhe meritor për qytetarët.

Se a do të realizohet një gjë e tillë, Portali Dukagjini ka kontaktuar me Durakun pas postimit të tij në Facebook, postim ky i cili përfshin deklaratën e mësipërme të tij.

“Të hënën nga ora 11:00, në mbledhjen e kryesisë dhe këshillit drejtues edhe do të kërkoj zyrtarisht masën sindikale grevë. Se a do të kalojë apo jo, kjo…”, ka deklaruar Duraku.

Sindikata e Punëtorve Shëndetësorë të QKUK-së ka ftuar publikisht SHSKUK/QKUK-në që t’i anulojë urdhëresat si në vijim:

-Urdhëresën që infermieri të shkruhet në hyrje/dalje nga dhoma e pacientit duke e konsideruar si urdhëresë diskriminuese dhe përdorim të standartit të dyfishtë, pasi komunitetet e tjera nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese,

-Urdhëresa që infermierët të bëjnë evidentimin e frekuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK-së duke e konsideruar urdhëresë e cila nuk bën pjesë në përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të infermierit,

-Urdhëresa e cila thotë se infermierët e turneve duhet të marrin obligimin e sigurimit të barërave gjatë vikendeve, punë për të cilën infermierët e turneve nuk e kanë obligim as nuk kompensohen për këtë detyrë,

-Urdhëresën e cila e obligon infermierin që ta ftojë mjekun në rast nevoje, pasi sikurse infermieri po ashtu edhe mjeku janë subjekte që u nënshtrohen obligimeve kontraktuale, ndërsa secila klinikë tashmë ka mjekët dhe infermierët e tyre kujdestarë, ndërsa si të tillë, as infermieri e as mjeku nuk do të duhej të ketë nevojë për ftesë, pasi do të duhej që të ishin në vendet e tyre të punës duke mos pasur nevojë për ftesa.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika