Osmani: Në pritje të përgjigjes rreth mosmarrëveshjes bullgaro-maqedonase

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka bërë të ditur se janë në pritje të një përgjigje nga Bullgaria për një dokument për zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve që tashmë është në Sofje, e për të cilin Shkupi është i gatshëm ta pranoj.

Kryediplomati nga Shkupi nuk ishte i gatshëm ta pohoj ose mohoj se Sofja zyrtare ka dhënë ndonjë sinjal, por se sipas tij kjo do të ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për të gjitha dallimet mes dy palëve.

“Ka një dokument të tillë në të cilin ne jemi të gatshëm ta pranojmë, megjithatë derisa nuk marrim përgjigje se pranohet edhe nga pala bullgare, mendoj se nuk mund të njoftoj deputetët dhe opinionin për shkak se mund të refuzohet dhe gjithçka ka qenë e kotë”, është shprehur Osmani pas takimit me ministrin rumun të Punëve të Jashtme, Bogdan Aurescu.

Sipas Osmanit, aktualisht diskutohet që bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës maqedone, respektivisht nëse kjo kërkesë e Sofjes do të përfshihet në kornizën e negociatave dhe në cilën fazë të procesit.

Kurse Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, nuk pret që të hiqet vetoja dhe ka shprehur besimin se qeveria nuk do ta shkelë Deklaratën bullgare.

“Ka deklarata nga zyrtarë të qeverisë se do të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura, të cilat shprehin qëndrimin tonë kombëtar për këtë çështje”, kishte thënë president bullgar.

Ndërsa kryediplomati rumun, Aurescu, ka thënë se Rumania mbetet mbështetësi më i fortë i Maqedonisë së Veriut drejtë integrimit në Bashkimin Evropian (BE).

Të shtunën, kryeministri bullgar, Kiril Petkov bashkë me zëvendëskryeministrin Ilijana Jotova do vizitojnë Manastirin, por se a do takohen me kryeministrin Kovaçevski nuk dihet ende.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika