FC Ferizaji ka nënshkruar marrëveshje me trajnerin kroat, Andrej Panadic

FC Ferizaji, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e njohur nga Kroacia, Andrej Panadic





Ekipi FC Ferizaji, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se ka nënshkruar marrëveshje me Andrej Panadic, trajner i njohur kroat.

Vendimi për të nënshkruar një bashkëpunim të tillë me trajnerin Panadic ka ardhur, pas mbledhjes së Bordit Drejtues të FC Ferizajt.

Ndërkaq, Lulzim Abazi, udhëheqës i ekipit është shprehur i kënaqur për arritjen e një marrëveshje të tillë, duke theksuar faktin se Panadic është figurë e rëndësishme e futbollit evropian dhe do të shërbejë për ngritjen e cilësisë së ekipit të Ferizajt.

Panadic është një nga figurat më të respektuara të futbollit kroat, i cili krahas punës së tij si trajner, ka qenë edhe lojtar.

Ai ka qenë asistent i njërit nga trajnerët më të mëdhenjë kroat, Branko Ivankovic.

Gjithashtu, Panadic ka bashkëpunuar edhe me trajnerë të rëndësishëm kroat si Niko Kovac, Ante Cacic dhe Zlatko Dalic.

Ndërkaq, të mërkurën e 12 tetorit, Panadic pritet të vijë në Kosovë për të nënshkruar edhe zyrtarisht marrëveshjen në ambientet e klubit të FC Ferizajt.

 

 





Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika