Përditësohet ranglista botërore e CS:GO, renditje e mirë për ekipin shqiptar BNE

Të martën e 11 tetorit, faqja më e madhe për Counter-Strike, HLTV, ka bërë përditësimin e renditjes botërore të CS:GO. Në këtë renditje, ekipi shqiptar Bad News Eagles (BNE) është i 24 në radhë





Pas përfundimit të turneut kualifikues për Majorin e CS:GO në Brazil, ekipi FaZe vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në renditjen botërore të CS:GO.

Të martën e 11 tetorit, faqja më e madhe për Counter-Strike, HLTV, ka bërë përditësimin e renditjes botërore të CS:GO.

Përmirësimin më të madh pas këtij përditësimi e pati ekipi GamerLegion, i cili së fundmi është kualifikuar për Majorin e CS:GO në Brazil, duke e befasuar ekipin G2 në ndeshje vendimtare.

Gjithashtu, renditje të mirë ka edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles, i cili tani renditet në vendin e 24.

Ndërsa, katër vendet e para vazhdojnë të mbesin pa ndryshime edhe këtë javë.

Më poshtë e gjeni listën e 30 ekipeve më të mira të CS:GO për momentin:

1.FaZe
2.Na’Vi
3.Vitality
4.Liquid
5.Cloud9
6.G2
7.FURIA
8.MOUZ
9.Heroic
10.NIP
11.Astralis
12.Outsiders
13.OG
14.Spirit
15.Movistar Riders
16.ENCE
17.BIG
18.fnatic
19.Complexity
20.Imperial
21.Evil Geniuses
22.Eternal Fire
23.paiN
24.Bad News Eagles
25.Sprout
26.00NATION
27.MIBR
28.forZe
29.GamerLegion
30.HEET





Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika