Kurti: Kjo qeveri ka arritur më shumë suksese sesa çdo qeveri pararendëse

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 100-të të Qeverisë së Kosovës ka numëruar të arriturat e Qeverisë Kurti gjatë 1 viti e gjysmë qeverisjeje, duke theksuar se "Qeveria ka arritur më shumë suksese sesa çdo qeveri pararendëse"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 100-të të Qeverisë së Kosovës





Të mërkurën e 12 tetorit, në mbledhjen e 100-të, Qeveria e Kosovës në mesin e votimit të shumë pikave të rendit të ditës ka votuar disa projektligje si atë të kodit penal dhe procedurës penale.

Para fillimit të mbledhjes, shefi i ekzekutivit, Kurti ka rendituar të arriturat e Qeverisë Kurti përgjatë 1 një viti e gjysmë qeverisjeje.

Ai ka thënë se përkundër dukurive negative që ka trashëguar, Qeveria ka arritur më shumë suksese sesa çdo qeveri pararendëse.

“Kemi mbështetur parimin antikorrupsion, kemi ulur borxhin publik, kemi ofruar mbështetje për qytetarët dhe bizneset për shkak të pandemisë, kemi rritjen ekonomike historike në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur edhe shtimin e reformave në shumë fusha.

“Shtim të madh të sigurisë në veri të vendit, reformën në drejtësi përmes vettingut dhe sistemit prokurorial, luftën kundër korrupsionit përmes Byrosë Shtetërore, kemi funksionalizuar Gjykatën Komerciale, Institutin për Dokumentimin e Krimeve të kryera gjatë luftës, pako për përballje me inflacion, parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative”, ka vijuar Kurti.

Ai ka thënë se për një vit e gjysmë të qeverisjes, Qeveria e Kosovës ka arritur që të miratojë 910 vendime si kabinet qeveritar.

Ai ka thënë se edhe pas krizave të njëpasnjëshme me të cilat është përballur Qeveria, si pandemia, kriza energjetike dhe ajo ekonomike, po përmirësohet dukshëm mënyra e qeverisjes duke operuar së bashku si kabinet qeveritar.

Po ashtu ai ka thënë se është ndalur keqpërdorimi i mjeteve buxhetore.

Kurti fton qytetarët të ndjekin mbledhjen e Qeverisë, thotë se do të votohen pika të rëndësishme





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika