Haxhiu: Proceset gjyqësore nuk do të zgjasin më shumë se një vit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për ndryshimet në sistemin e drejtësisë ka thënë se duke marrë parasysh rritjen e rasteve te dhunes në familje dhe ngacmimit seksual kanë vleresuar që këto raste të bëhen me procedura të përshpejtuara

Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini është shprehur se duke marrë parasysh rritjen e rasteve te dhunes në familje dhe ngacmimit seksual kanë vleresuar që këto raste të bëhen me procedura të përshpejtuara.

“Uroj që së pari të kemi mbështetje nga Kuvendi”, tha Haxhiu.

Haxhiu tregoi se me këto ndryshime parashohim që gjykata kur të nxjerrë aktgjykimin dënues ndaj një personi për dhunë në familje të parasheh dënime obligative dhe t’i ndalohet punësimi në sektorin publik në të gjitha nivelet për personin që fajësohet për dhunë në familje.

“Për të gjithë personat që shpallen fajtor për vepën penale, gjykata urdhëron publikimin e aktgjykimit dhe Keshilli Gjyqësor do të mbaj një regjister i veçantë publik”, u shpreh Haxhiu.

Ministrja e Drejtesise tha se e kanë bërë si të ndarë që duhet të urdhërohet publikimi i aktgjykimit dhe të publikohet regjistri i personave, të cilët janë të qasshëm për publikun në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Minstrja Haxhiu tha se kanë përcaktuar afate strikte për zgjatjen e një procesi gjyqësor. Mes tjerash ajo tha se proceset gjyqësore nuk do të zgjasin më shumë se një vit.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika