Hyseni: Nëse nuk intervenohet në ekonomi nuk mund të ketë ndryshim

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nuk është duke intervenuar si dhe sa duhet në ekonomi

Zgjim Hyseni- PSD





Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, ka thënë se nuk mund të ketë ndryshim të madh në shoqërinë kosovare, nëse nuk intervenohet në ekonomi.

Ai e ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, e cila sipas tij është duke tentuar të intervenoj në shumë fusha, përveçse në ekonomi.

“Këta kërkojnë për të gjitha sferat Vetting vetëm ekonominë nuk e prekin. Nëse nuk e prekë ekonominë nuk ke ndryshuar asgjë. Këta duan ta ndërrojnë krejt strukturën shoqërore, një lloj lufte civile pa e prek ekonominë, ky është iluzioni më i madh që mundesh me shkaktu në këtë shoqëri”, ka thënë Hyseni.

Tutje anëtari i PSD-së, ka thënë se duhet të vlerësohet metodologjia e punës së ministrave dhe jo vetëm përpjekjet.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika