Populli i Ukrainës nominohet për Çmimin Sakharov

Çmimi më i lartë i BE-së për të drejtat e njeriut do të ndahet javën e ardhshme. Vendet të cilat janë finalistët për të marr çmimin janë “populli e guximshëm” i Ukrainës, themeluesi i WikiLeaks Julian Assange dhe Komisioni i së Vërtetës së Kolumbisë

Foton ilustrim

Populli i Ukrainës që i reziston pushtimit rus, themeluesi i WikiLeaks Julian Assange dhe Komisioni i së Vërtetës së Kolumbisë janë finalistët e këtij viti për Çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit, nderimi më i lartë i Bashkimit Evropian për mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Çmimi jepet çdo vit nga Parlamenti Evropian dhe vjen me një fond prej 50 mijë eurove.

Finalistët janë përzgjedhur nga eurodeputetët që janë pjesë e komisioneve për punët e jashtme dhe zhvillim, bazuar në një grup kandidatësh të ndryshëm të paraqitur nga grupet politike të parlamentit.

Kandidatura për “popullin e guximshëm të Ukrainës” u mbështet nga tre grupet kryesore, Partia Popullore Evropiane, Socialistët dhe Demokratët dhe Renew Europe, duke i dhënë asaj një avantazh të qartë ndaj dy finalistëve të tjerë, raporton euronews.

Nëse Ukraina fiton përfundimisht, çmimi do t’i dorëzohet në mënyrë simbolike Presidentit Volodymyr Zelenskyy së bashku me liderët e zgjedhur të vendit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Ndryshe, fituesi do të shpallet javën e ardhshme dhe do të jepet zyrtarisht në seancën plenare të dhjetorit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika