Halimi për Kurtin: Është treguar përbuzës ndaj gazetarëve që thjesht bëjnë detyrën

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka reaguar për postimin e kryeminsitrit Kurti për pyetjen e gazetares. Halimi ka thënë se "kryeministri jotransparent i detyron gazetarët të sforcohen panevojshëm për t'i marrë qoftë edhe një deklaratë"

Sibel Halimi, zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës.





Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka reaguar për postimin e kryeministrit Kurti rreth pyetjes së gazetarës.

Halimi ka thënë se “kryeministri jotransparent i detyron gazetarët të sforcohen panevojshëm për t’i marrë qoftë edhe një deklaratë”.

Zëdhënësja e LDK-së ka thënë se Kurti është treguar përbuzës ndaj gazetarëve që thjesht bëjnë detyrën, “është kryeministri që nuk është transparent me qytetarët në asnjë temë, ndërkohë që llogaridhënien e ka detyrë”, ka vijuar Halimi.

Sibel Halimi ka theksuar se tendenca për të fabrikuar armikun e ri të brendshëm, apo fajtorin kujdestar të radhës, sipas Halimit do të dështojë, sepse pushteti që i ka krejt, nuk mund të arsyetohet me asgjë.

“Kryeministri jotransparent i detyron gazetarët të sforcohen panevojshëm për t’i marrë qoftë edhe një deklaratë. Përbuzës ndaj gazetarëve që thjesht bëjnë detyrën, është kryeministri që nuk është transparent me qytetarët në asnjë temë, ndërkohë që llogaridhënien e ka detyrë. Ata të cilët i ka linçuar përmes makinerisë kibernetike të partisë së tij, sot e mori stafetën për t’i tallur, a thua se gazetarët ia kanë fajin për dështimin spektakolar të kabinetit të tij. Megjithatë, tendenca për të fabrikuar armikun e ri të brendshëm, apo fajtorin kujdestar të radhës, do të dështojë, sepse pushteti që i ka krejt, nuk mund të arsyetohet me asgjë”, thuhet në postimin e Halimit në Facebook.

Këtë të enjte, kryeministri Kurti ka vizituar bujqit në Gjilan derisa gazetarja ka insistuar të pyes për Lajçakun.

Në postimin e kryeministrit Kurti thuhet se “Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”.





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika