Musliu: Atë që do të duhej ta bënim ne, po e bën Edi Rama

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës, ku foli kundër Gjykatës Speciale dhe kundër raportit të ish-senatorit, Dick Marty

Ganimete Musliu- PDK

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka filluar fjalën e saj me falënderim ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për fjalimin e tij kundër Gjykatës Speciale, në Këshillin e Evropës.

Musliu tha se atë që do të duhej ta bënte Kosova, po e bën Edi Rama. Sipas saj, jo vetëm Qeveria e Kosovës, por e gjithë shoqëria kosovare është duke heshtur karshi, siç i ka cilësuar ajo, padrejtësive të Gjykatës Speciale.

“Dua që përmes Kuvendit t’i them faleminderit kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Rama po e bën atë që do të duhej ta bënim ne, ne po heshtim, si politikë, si media, si shoqëri civile, si shoqëri në tërësi, që nga fillimi pati pak zëra kundër akuzës në adresë të luftës sonë dhe pati më pak zëra kundër gjykatës speciale”, ka thënë ajo.

Musliu e kritikoi edhe Parlamentin e Kosovës, duke thënë se ka heshtur ndaj akuzave apo cilësimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si “organizatë kriminale”.

“Me fillimin e punës u pa që ishte diçka tjetër, i thamë diçka tjetër sepse me të vërtetë nuk dimë si ta quajmë. Jam tronditur se pas përdorimit të terminologjisë organizatë kriminale, parlamenti jonë heshti dhe po vazhdon të heshtë edhe sot”, ka thënë ajo.

Po ashtu, deputetja e PDK-së ka thënë se Qeveria e Kosovës po përdor propagandë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika