Denimi i Gogajt me 7 vjet e gjysmë burgim, monitorues të rastit dyshojnë për ndërhyrje në proces

Dënimi i Gogajt me 7 vjet e gjysme burgim, monitoruesja e rastit nga shoqëria civile për këtë rast, Virtyte Gërvalla, dyshon për njëanshmëri

Virtyte Gërvalla

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që Shaban Gogaj të dënohet me 7 vjet e gjysmë burg për vrasjen e Agonis Tetaj. Kjo vrasje është cilësuar si vrasje nga pakujdesia, si dhe për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Monitoruesja e rastit nga shoqëria civile për këtë rast, Virtyte Gërvalla, ka komentuar vendimin e gjykatës së Themelore në Pejës në FIVE në RTV Dukagjini.

Gërvalla ka thënë se të gjitha situatat që kanë sjellë deri në këtë vendim, ngritin hije dyshimi se ka qenë proces i njëanshëm.

Vrasja e Agonis Tetajt cilësohet si vrasje nga pakujdesia, Shaban Gogaj dënohet me 7 vjet e gjysmë

Duke filluar nga përjashtimi i Prokurorisë së Pejës nga ky rast, me vendim të kryeprokurorit të Pejës.

“Asnjëherë nuk kemi marr asnjë arsyetim pse është dashtë më u përjashtua krejt Prokuroria e Pejës”, ka thënë Gërvalla, dhe më këtë rasti të kalojë në Prokurorin e Gjilanit.

Ajo ka thënë se edhe prokurori, Ali Uka, i cili e ka bërë rikualifikimin nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia, është parë në një rast kontravers, ku shihet duke pirë kafe me avokatin mbrojtës së palës së akuzuar.

Gërvalla shtoi se nuk mund të themi se këtë në takim e kanë diskutuar, diçka që mund të ndryshojë rrjedhën e rastit.

Por, se “prokurori Ali Uka ka thënë se aty ka qenë prezent edhe tash kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku”, ka thënë Gërvalla.

E ky i fundit, sipas Gërvallës nuk ka dalë të deklarojë se çka është diskutuar në atë takim, pse ka ndodhë ky takim në mënyrë që me i ndalë dyshimet për paanësi rreth këtij procesi gjyqësor.

Ministrja Haxhiu e quan “skandaloz” vendimin e Gjykatës ndaj Shaban Gogajt

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika