Osmani e Kurti ngushëllojnë familjet e viktimave në Turqi

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeminstri Albin Kurti kanë shprehur ngushëllimet e tyre me rastin e humbjes së 41 jetëve nga shpërthimi i së premtes në minierën e qymqyrit në Turqi

Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës dhe Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë ngushëlluar famijet e viktimave në Turqi të cilët humbën jetën në shpërthimin e minierës së qymyrit në Bartin të Turqisë veriore.

“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave të shpërthimit tragjik të minës në Bartin. Mendimet tona janë me të dashurit e tyre, të lënduarit dhe popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Osmani.

Ndërsa Kurti ka shprehur ngushëllime në emër të Qeverisë dhe ka thënë që mendimet dhe lutjet tona janë me ju.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve të minatorëve trima që humbën jetën në aksidentin tragjik të djeshëm në Amasra. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”, ka shkruar Kurti.

Shpërthimi i minierës së qymyrit në Bartin të Turqisë veriore, ka ndodhur të premten e 14 tetorit duke lënë të vdekur 41 persona.

Në kohën e shpërthimit ne minierë ishin rreth 110 persona dhe gjysma e tyre ishin në mbi 300 metra thellësi.

Arrin në 40 numri i të vdekurve nga shpërthimi i minierës në Turqi

Shpërthimi i minierës turke lë 28 persona të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika