Persona të armatosur vrasin 11 ushtarë rusë praktikantë

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se sulmuesit ishin nga një ish-republikë sovjetike. Nga sulmi, si rezultat i të shtënave, 11 persona mbetën të plagosur për vdekje dhe 15 të tjerë u dërguan në institucionet mjekësore për trajtim

Ilustrim

Persona të armatosur kanë vrarë 11 persona në një sulm në një terren stërvitor ushtarak rus të shtunën.

Gjatë një seance stërvitore me armë zjarri, dy burra kanë hapur zjarr ndaj një grupi që kishte dalë vullnetar për të luftuar në Ukrainë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Sulmuesit ishin nga një ish-republikë sovjetike, tha ministria ruse e mbrojtjes e cila nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Ata gjithashtu u qëlluan për vdekje gjatë incidentit në rajonin Belgorod të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën. 15 persona të tjerë u plagosën, transmeton BBC.

“Gjatë një sesioni stërvitor për armë zjarri me individë që shprehën vullnetarisht dëshirën për të marrë pjesë në operacionin special ushtarak [kundër Ukrainës], terroristët hapën zjarr me armë të vogla mbi personelin e njësisë,” citon Ria një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes.”Si rezultat i të shtënave, 11 persona mbetën të plagosur për vdekje. 15 persona të tjerë me plagë të ashpërsisë së ndryshme u dërguan në një institucion mjekësor”.

Guvernatori lokal tha se asnjë banor i rajonit të Belgorod nuk ishte vrarë apo plagosur.

Muajin e kaluar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e 300 mijë rusëve që kishin kryer më parë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Urdhri shkaktoi protesta në të gjithë Rusinë dhe një rritje të njerëzve që përpiqeshin të largoheshin nga vendi.

Menjëherë pas shpalljes së mobilizimit, një rekrutues ushtarak u qëllua në një zyrë regjistrimi në Siberi. Javën e kaluar, Putin njoftoi se mbi 200 mijë njerëz tashmë ishin mobilizuar dhe ai nuk pa nevojë për mobilizim shtesë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika