Mushkolaj kritikon Durmishin për mungesë të punës në magjistralet e Kosovës

Zëvëndësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se më nuk do të ketë asnjë reklamë në autostradat e Kosovës. Kjo ka nxitur reagimin e analistit Imer Mushkolaj, i cili e ka kritikuar Durmishin për mosasfaltimin e magjistraleve të Kosovës

Foto nga postimi i Durmishit

“Ka kaluar një vit e gjysmë qeverisje, dhe nuk është shtruar asnjë metër asfalt në magjistralet e Kosovës, nëpër të cilat qytetarët vazhdojnë të maltretohen çdo ditë”.

Kështu ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, Imer Mushkolaj, gjersa ka kritikuar zëvëndësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për mungesë të punës.

Një reagim i tillë vjen pasi zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte bërë një postim para dy ditësh, duke treguar se aksioni për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve, për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale, kishte filluar.

“Para dy ditësh zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e prezantoi si sukses largimin e reklamave nga autostradat. Madje u fotografua edhe vetë, thuajse ku me ditë çfarë projekti është përfunduar. Ndërkohë, ka kaluar një vit e gjysmë qeverisje, dhe nuk është shtruar asnjë metër asfalt në magjistralet e Kosovës, nëpër të cilat, qytetarët vazhdojnë të maltretohen çdo ditë. Për besë mjerim”, ka shkruar Mushkolaj.


Zëvëndësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se më nuk do të ketë asnjë reklamë në autostradat e Kosovës.

Durmishi: Nuk do të ketë më reklama në autostrada të Kosovës

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika