Kurti në takim me bordin e KEK-ut, diskutojnë për përgatitjet e periudhës së dimrit

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në takim me bordin e KEK-ut, ka thënë se ky dimër përballë krizës globale energjetike, do të varet shumë nga optimizimi i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike të vendit dhe racionalizimi i shpenzimit të energjisë elektrike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me bordin e KEK-ut





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë pritur në takim Bordin e Drejtorëve të KEK-ut, kryesuar nga Skender Haziri.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, rëndësia e punës së KEK-ut, veçanërisht, gjatë krizës energjetike dhe sfidat që kjo ndërmarrje ballafaqohet, ishin dy prej temave të këtij takimi.

“Infrastruktura dhe teknologjia e vjetër e termocentraleve, vazhdojnë të mbeten sfidat kryesore”, thuhet në njoftim.

Përkundër kësaj, Bordi i Drejtorëve e njoftoi kryeministrin Kurti rreth masave dhe përgatitjeve që KEK-u ka bërë për periudhën e dimrit.

Shefi i ekzekutivit e falënderoi Bordin për punën e deritanishme.

Ai tha se ky dimër përballë krizës globale energjetike, do të varet shumë nga optimizimi i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike të vendit dhe racionalizimi i shpenzimit të energjisë elektrike nga ana e institucioneve publike, qytetarëve dhe bizneseve.

Sipas Kurtit, duhen të dyja, që ky dimër të tejkalohet më lehtë.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika